Nesër mbahet Panairi i Karrierës i Studimeve Jashtë Vendit

Nesër mbahet Panairi i Karrierës i Studimeve Jashtë Vendit

Jeni të ftuar të merrni pjesë në Panairin e Karrierës & Studimeve Jashtë Vendit, të Mërkurën, të organizuar nga Kolegji Universum me datë 26 Maj 2021, me fillim nga ora 10:30 deri 13:30, në Kampusin e Kolegjit Universum i cili ndodhet në udhëkryqin e Lipjanit, magjistralja Prishtinë-Ferizaj.

Ky panair ka për qëllim që të forcojë lidhjen në mes industrisë dhe akademisë dhe të krijojë mundësi për rrjetëzim e rekrutim të talentëve të rinjë.

Kompanitë dhe ambasadat të cilat kanë konfirmuar ardhjen:

  1. Viva Fresh Store
  2. KOSMONTE Foods
  3. Dekra Akademie
  4. Stress Free Corner
  5. BARUTI .CH
  6. kosovajobs
  7. AGROCOOP
  8. SUTHERLAND
  9. Golden Eagle
  10. LinkPlus
  11. Raiffeisen Bank
  12. KodeLabs
  13. Telegrafi
  14. MySolutions SHPK
  15. Coda Tech
  16. Neptun
  17. FATIIM
  18. Jysk
  19. ANIBAR
  20. Ambasada Turke
  21. Ambasada Japoneze
  22. Ambasada Sllovene
  23. Aleanca Franceze
  24. American Corner Pristina
  25. KUSA [Kosovo US Alumni]
  26. DUA.COM
  27. KOSBIT

Prezenca juaj do të ketë rëndësi të veçantë për ne.

Me Respekt,

Zyra për marrdhënie me publikun

Kolegji Universum

Facebook > Kolegji Universum 

Facebook > Zyra Karrieres & Mirëqenies Studentore 

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …