leoni

Nesër me 15.12. 2020, shënohet përmbyllja e Architech Festival

Nesër me 15.12. 2020, shënohet përmbyllja e Architech Festival

Nesër me datë 15.12.2020 (e Marte), shënojmë përmbylljen e Architech Festival. Në këtë event do të promovohet botimi i katalogut si produk i “Architech Festival” i cili përmban të gjitha projektet e dala nga punëtoritë e festivalit.  Ceremonia zyrtare do të mbahet në Kino ARMATA, në ora 15:00.

Juria profesionale e festivalit: prof.Enver Rexha, arkitekte znj.Eliza Hoxha dhe arkitekte znj.Mimoza Sylejmani.

Architech Festival është realizuar gjatë periudhes Gusht- Nëntor 2020. Ky festival kishte për qellim të sjell në fokus dhe te trajtojn hapësirat publike dhe pronat e përbashkëta koektive, objektet e braktisuna me qëllim të vetëdijësimit publik dhe përfshirjes së qytetarëve në ridizajnimin e hapësirave publike. Ndër të tjera ky festival përkrahu fuqizimin e të rinjëve në fusha profesionale, të rinjë të cilët kan përfunduar studimet e nivelit master jasht vendit mentoruan duke sjellë metodologji dhe qasje të re dhe duke shkëmbim përvojash tek gjeneratat e reja.

Në event do të shpalosen 9 projekte, të projektuara gjatë 3 punëtorive, të mbajtuara në periudhë tre mujore të mbajtjes së “Architech Festival”. Këto projekte do të prezentohen direkt nga pjesëmarrësit e punëtorive, të cilët do të prezentojne  propozimet e tyre, lokacionet e trajtuara, analizat e pyetësorët e realizuar, punën në teren, intervistat me banorët dhe arkitekturen inovative të përdorur. Të gjitha projektet do të prezentohen para jurisë profesioniste e cila pastaj do të bëjë përzgjedhjen e 3 projekteve më të mira, nga një prej secilës punëtori, të cilat pastaj do të implementohen në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.

Gjatë ceremonisë do të ketë fjalë rasti nga  Drejtoresha e Festivalit, përfaqësuesit e Kuvendit Rinor të Prishtinës, zyrtarë komunal, do të ndahen certifikat për pjesëmarrësit dhe do të zgjidhen 3 projektet më të mira të festivalit për implementim.

 Ky projekt u implementua nga Kuvendi Rinor i Prishtinës dhe përkrahur nga Komuna e Prishtinës.

Me nderime,

Stafi i Architech Festival

 Email: [email protected]

 Tel: +38349270076

 +38343874524

Kontrolloni gjithashtu

Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari

Sot në Gllogjan e Maznik të komunës së Deçanit, në nder të 25-vjetorit të rënies …