Nesër më 30 gusht në lagjen Dardania të Prishtinës do të zbulohet busti i mikut të madh të Kosovës, senatorit Bob Dole

Nesër më 30 gusht në lagjen Dardania të Prishtinës do të zbulohet busti i mikut të madh të Kosovës, senatorit Bob Dole

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përmes një komunikate për media ka njoftuar se nesër më 30 gusht në lagjen Dardania të Prishtinës do të zbulohet busti i mikut të madh të Kosovës, senatorit Bob Dole. “Me rastin e 30 vjetorit të vizitës së një delegacioni të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të udhëhequr nga Senatori Bob Dole, nesër më 30 gusht 2020, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës do të zbulojnë bustin e Senatorit Dole”, thuhet në njoftim. Në këtë ceremoni do të jenë të pranishëm kreu i qeverisë, Avdullah Hoti dhe Philip Kosnett. Ceremonia e zbulimit të bustit do të mbahet në orën 13:30.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Sekuestrohen dy armë dhe iniciohet rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor …