Nesër në Bibliotekën Kombëtare, në Prishtinë, përurohet monografia e autorit, Giulio Palanga: "HEVZI NUHIU"

Nesër në Bibliotekën Kombëtare, në Prishtinë, përurohet monografia e autorit, Giulio Palanga: “HEVZI NUHIU”

Nesër, më 31.07.2019, në orën 12, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, LSHK-ja dhe shoqata e gazetarëve të Luginës së Preshevës ETIKA bëjnë përurimin e monografisë së autorit, Giulio Palanga, “HEVZI NUHIU”, e cila përmban disa vështrime të emrave të njohur të artit në Itali, si dhe një varg punimesh të skulpturës të artistit tonë të njohur që jeton e vepron në Kalabri. Monografia qe motiv për t’u takuar me këtë mjeshtër të artit, për ta njohur më nga afër punën e madhe që bën në Kalabri artisti ynë i shquar. Flasin studiues të artit për veprën dhe për punimet e këtij artisti të shquar. Ekspozitën e fundit e kishte në Vatikan. Është nderuar me titullin “Ambasador i paqes në botë”.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

Nesër në Malmö protestë në mbështetje të çlirimtarëve

Platforma “Liria Ka Emër” ka njoftuar se të shtunën, më 3 tetor, në Malmö të …