Reccep Tayip Erdogan shpalli fitoren edhe për një tjetër mandat 5-vjeçar në krye të Turqisë

Nesër në Shqipëri shkon për vizitë kryetari i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan

Nesër në Shqipëri shkon  për vizitë presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Gjatë kësaj vizite, ai do të pritet nga autoritetet më të larta, kryeministri, Edi Rama, do të mbaj një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë si dhe do të vizitoj disa shtëpi të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019. Në prag të kësaj vizite, presidenti, Rexhep Taip Erdogan ka thënë se Turqia ka investime mbi 3.5 miliardë dollarë në Shqipëri, duke përfshirë shërbimet kontraktuese. Në Shqipëri operojnë rreth 600 kompani turke të regjistruara dhe këto kompani jo vetëm që kontribuojnë në prodhim, por ofrojnë edhe punësim për rreth 15 mijë persona. Me këto shifra, Turqia është një nga investitorët e huaj më të mëdhenj në Shqipëri. Ai ka shtuar më tutje se marrëdhëniet miqësore midis Turqisë dhe Shqipërisë janë në periudhën e tyre më produktive edhe në fushën politike dhe sociale. “Turqia vlerëson praninë e Shqipërisë në NATO dhe gjithashtu mbështet procesin e anëtarësimit në BE. Shpresoj që Turqia dhe Shqipëria të ecin përkrah për ditë akoma më të mira, duke përcjellë një marrëdhënie miqësie dhe partneriteti tek brezat e ardhshëm” ka thënë mes tjerash presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …