Nesër takohen kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me zyrtarë të lartë të BE-së në Samitin e Londrës

Nesër takohen kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me zyrtarë të lartë të BE-së në Samitin e Londrës

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë ka konfirmuar  se fokusi i këtij Samiti, që do të mbahet nesër, do të jetë siguria, ekonomia dhe bashkëpunimi politik. Delegacioni i Kosovës do të udhëhiqet nga kryeministri Ramush Haradinaj, ndërsa pjesëmarrës të tjerë do të jenë edhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli dhe ai i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi. Nesër pritet të takohen kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian në Samitin e Londrës, i cili mbahet në kuadër të “Procesit të Berlinit”. Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë ka konfirmuar për gazetën “Zëri” se fokusi i këtij Samiti do të jenë siguria, ekonomia dhe bashkëpunimi politik. Delegacioni i Kosovës do të udhëhiqet nga kryeministri Ramush Haradinaj, ndërsa pjesëmarrës të tjerë do të jenë edhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli dhe ai i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi. Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë ka konfirmuar se më datën 10 korrik kryeministrja britanike Theresa May do ta presë Samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër si një shenjë e angazhimit të gjatë të këtij shteti në rajon dhe në sigurinë evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …