Udhëheqësja e shoqatës, “Thirrjet e Nënave”, Nesrete Kumnova, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës, kundër, Veljko Odalloviqit, i cili gjatë kohës së luftës kishte mbajtur pozitën e kryetarit të Qarkut të Kosovës. Ajo ka shkruar se Odalloviqi dyshohet se është i përfshirë dhe mban përgjegjësi komanduese për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit. Veljko Odalloviq, që gjatë luftës në Kosovë ishte kryetar i Qarkut të Kosovës dhe aktualisht mban pozitën e kryetarit të Komisionit të Qeverisë së Serbisë për persona të zhdukur, dyshohet se është i përfshirë dhe mbanë përgjegjësi komanduese për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit. Veljko Odaloviq duhet të jep përgjigje për krimet e kryera nga forcat e Serbisë gjatë luftës në Kosovë e jo të mbajë përgjegjësi për zbardhjen e tyre”, ka shkruar, zonja Nesrete Kumnova.
Kontrolloni gjithashtu
Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …