Monumenti NEWBORN, simboli i pavarësisë së Kosovës, është rrethuar simbolikisht me rrethoja hekuri nga aktivistët e platformës “Liria ka emër”, në një veprim që pasqyron shqetësimin e qytetarëve për proceset gjyqësore në Kosovo Specialist Chambers, ku po gjykohen figura të njohura të lirisë dhe shtetformimit të vendit. Në tabelat e vendosura mbi rrethoja lexohen fjalët: “Kosova e burgosur”, mesazh që shpreh indinjatën dhe kundërshtimin ndaj asaj që aktivistët e konsiderojnë padrejtësi historike. Veprimi simbolik synon të rikthejë vëmendjen e opinionit publik mbi tensionet mes kujtesës historike dhe procesit ligjor, duke përdorur një nga simbolet më të njohura të pavarësisë për të përçuar mesazhin e tyre.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
