Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, sot ka mbajtur zgjedhjet e rregullta të udhëheqjes së Akademisë dhe zgjodhi Kryesinë e re të Akademisë: Kryetar i ASHAK është zgjedhur akademik Nexhat Daci, nënkryetar Jusuf Bajraktari ndërsa sekretar shkencor anëtarja korrespodente Myzafere Limani. Kuvendi i Akademisë gjithashtu miratoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve: Akademik Eqrem BASHA, Sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë; Anëtare korrespondente Justina Pula, Sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore Anëtar korrespondent Fetah Podvorica, Sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës dhe anëtar korrespondent Luan Mulliqi, Sekretar i Seksionit të Arteve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
