Brickos

KMDLNJ: Kufizimi i komunikimit me familjarët ndaj deputetes Donika Kadaj-Bujupit, i panevojshëm

KMDLNJ: Kufizimi i komunikimit me familjarët ndaj deputetes Donika Kadaj-Bujupi, i panevojshëm

Këshilli për Mbrojtjen të Drejtat dhe Liritë e Njeriut thotë se në rastin e deputetes Donika Kadaj – Bujupi nuk ka fakte se përdorimi i telefonit në komunikim me familjarët do të mund të ndikojë në hetime apo në gjykim, prandaj ndalimi i komunikimit me telefon me familjarët është masë kufizuese e panevojshme. Sipas KMLDNJ-së ka raste shumë më të rënda se i deputetes Donika Kadaj – Bujupi të cilëve gjykata nuk ua ka shqiptuar këtë masë shtrënguese dhe kufizuese. Megjithatë, KMDLNj përsëri e rithekson se gjykata vendos këtë kufizim por përkujton se zbatimi i standardeve të dyfishta e që është bërë në shumë raste e kompromiton këtë vendim dhe e ulë besueshmërinë në sistemin gjyqësorë të Kosovës.

“Pikërisht për këtë shkak të zbatimit të standardeve të dyfishta një numër i madh i pjesëtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Shërbimit Shëndetësorë të Burgjeve dhe mjekëve të QKUK –së sot janë me aktakuza të ngritura dhe duke u gjykuar. Ndoshta gjykatësi i procedurës paraprake ka fakte e që KMDLNj nuk i ka me të cilën e arsyeton masën ndaluese për komunikim me telefon me familje për deputeten Donika Kadaj – Bujupi mirëpo, gjithashtu, sipas KMDLNj –së, kjo masë është krejtësisht e panevojshme në këtë fazë të procesit gjyqësorë ndaj deputetes Donika Kadaj – Bujupi”, thuhet në komunikatën për media të KMLDNj-së.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …