Nexhat Milazim Fazliu, ka akuzuar qeverinë për qëndrim armiqësor kundër luftëtarëve të UÇK-së, veçmas atyre në rajonin e Drenicës

Nexhat Fazliu, djali i dëshmorit Milazim Fazliu, ka akuzuar qeverinë aktuale për qëndrim armiqësor ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së, veçanërisht në rajonin e Drenicës. “Ky pushtet ka një urrejtje patologjike ndaj nesh si kategori e luftës”. Çfarë faji kemi ne që prindërit, familjarët dhe vëllezërit tanë kanë luftuar për këtë atdhe? Ata nuk na e falin këtë, sepse iu janë prishur ëndrrat me Serbinë e tyre”. Unë besoj se edhe sot i shohin ëndrrat serbisht, iu është prishur rehatia dhe planet për Serbinë”, ka deklaruar Fazliu, në Klan Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …