Nexhmi Lajçi: 5 MAJI DITA E DESHMORËVE TË ATDHEUT

Nexhmi Lajçi: 5 MAJI DITA E DESHMORËVE TË ATDHEUT

Historisë sonë të re i ka hije kjo ditë, ashtu siç i kanë hije lulet pranverës, siç i ka hije buka sofrës, arma luftëtarit e fitorja lirisë. Ëndrrat e lirisë, plotë diell e dritë, të thurura në dimrin e gjatë të roberisë sot na janë kthyer në përmendore nderimi për deshmorët e atdheut. Ne sot kujtojmë të gjithë brezat e lavdishëm të kombit tonë që asnjëherë nuk u pajtuan me gjendjen e okupimit, mirpo me gatishmërinë më të madhe për vetëflijim përmbysën përgjithëmonë, psikologjinë e përuljes dhe hapen procese të cilat rrënjësisht ndryshuan jetën tonë.
Pranvera të ne është stinë e dhëmbjes por mbi të gjitha është stinë e krenarisë që na bënë ti kujtojmë ata të cilët ranë për të mos vdekur kurrë, bijtë e lavdisë sonë kombetare, dëshmorët që heroizmi i ngriti në altarin e lirisë.
Dëshmorët kur kapën armet nuk menduan kurr për vdekjen, dashuria për atdhe i shtyri që të marrin vendim të luftojnë për troje t’veta, dhe në qoftëse lirinë nuk do ta presin ta gëzojnë vet, do ta gëzoj atdheu. Ata ushqyen me gjakun e zemres së tyre krenari e guxim, u bënë pishtarë dhe udhërrëfyes për kombin, ishin ideali i përsosmërisë së atdhetarit. Aktet heroike dhe vetëflijimi i tyre në emer të atdheut e lirisë ishin frymëzim për vazhdimin e luftës deri në fitore.
Duke e shpallur 5 majin si ditë të dëshmorëve në nivel kombi ne kryejm një obligim shumë të madh kombetar sepse vetëm përmes veprës, emrit dhe gjakut të tyre mund ta ribashkojmë Shqipërinë,dhe vetëm kështu mund t’i nderojmë të gjithë ata që ndër breza u flijuan për atdhe. Në ditët e shenuara si sot dëshmorët na thonë: E dham jetën që të mbinin lule dhe jo varre, që në atdhe të ketë dritë e diell, të ketë gëzim e lumturi e jo dhembje e vaje, që Shqipëria të jetë një dhe e pa ndarë.
Sakrifica e luftetarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deri në vetëflijim i tregoj botës se si duhet atdheu e liria si luftohet dhe si vdiset për atdhe. Sot edhe në të ardhmen dhe gjithmonë e deri në përjetësi do të nderohen dëshmorët e rënë, ata do të përkujtohen gjersa të jemi gjall, me zemër dhe shpirt përkulemi para trimerisë së tyre. LAVDI.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …