leoni

Nexhmi Lajçi: M’u shoftë ndihma që ma jep Shteti nga tatim-paguesit, Halil Matoshi e company

Edhe unë dikur,  si shumë bashkëkohës,  fillova Fakultetin nga që e doja shkollimin sa edhe vet jetën, por për shkak të aktiviteteve, ashtu si edhe shumë shokë të asaj kohe u detyrova ta lë fakultetin edhe Atdheun.  


Jeta në mërgim ishte po aq e rëndë sa edhe shtypja serbo-sllave në Kosovë, por më pak e rrezikshme për jetën. Qëndrova atje sepse më jepej mundësia të punoja për ta mbajtur familjen në atdhe dhe çka ishte edhe më e rëndësishme ishim më të lirë po jo edhe pa rreziqe që të ri-grupoheshim më shumicën e shokëve të idealit për të vazhduar aktivitetet ( e aktivitetet e mia dhe të shokëve të mi i dinë të gjithë shqiptarët atje) siç ishim betuar deri në çlirimin e plotë të atdheut.


E gjithë puna jonë u kurorëzua me themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ku brumi i parë i së cilës ishin po thuajse të njëjtat grupe që organizonin protesta e demonstrata si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj.


Ishin ata djem e vajza që u mbijetuan torturave serbo-sllave dhe langonjve  të tyre shqipfolës e të cilët kurrë nuk u thyen por edhe pas burgut vazhduan rrugën atdhetare.


 


Unë nuk u ktheva vetëm, por përkundër kundërshtimit të të gjithë miqve e dashamirëve e mora edhe familjen me vete, mora edhe vajzën gjashtë muaj, të cilën si lloj betimi e kisha pagëzuar, DOKTHENË.


Ne u kishim thënë shokëve qe mbeten në Kosovë se do të ktheheshim, shumë u kthyem, po jo mjaftueshëm e me shumicën prej tyre nuk u pamë kurrë më për se gjalli,  por mallin me ta e shuajmë pranë varreve dhe lapidarëve të tyre.


 


Gjatë kësaj kohe, edhe pse lufta ishte përhap gati në gjithë Kosovën një pjesë e popullit mashtronte vetën gjoja se po bënte jetë normale. Kafenetë ishin plot, tregtia zhvillohej e nga kjo tregti furnizoheshin tigrat e Arkanit, e ku është edhe më e keqja, disa nga ata  njerëz kryenin edhe fakultete.


Tani, dua ti tregoj zotit Matoshi diçka çka nuk ju kam treguar as shokëve të mi: Derisa unë vet i katërti vëlla isha rreshtuar në të lavdishmen UÇK, kushëriri im i parë i thotë babës tim plak, ma mirë djemtë e mi që po kryejnë fakultet se sa djemtë e tu rrugëve.


Edhe nja zoti Matoshi, gruaja e një shokut tonë e të dy këta burrë e grua të burgosur politikë, invalid e familje dëshmori, konkurroi në Shkollën Ekonomike në Pejë.


A e din çka i thanë?


-Edhe pse je e diplomuar nuk ke përvojë pune, prandaj nuk mund të  pranojmë.


Ajo  ua ktheu. -po s’ keni faj more, se kur ju e keni krye praktikën unë kam qenë në burg.


U thash në fillim se e doja shkollimin sa edhe vet jetën prandaj mbas lufte u regjistrova në fakultet dhe fillova mbarë, me nota maksimale.


Edhe këtu na dolën përpara mbeturinat komunisto-jugosllave përmes gazetave e propagandës se tyre speciale se gjoja po i marrim  diplomat pa dije dhe kjo ma humbi gjithë atë vullnet për shkollë dhe e lash fakultetin.


E tash shtrohet pyetja. Pas gjitha këtyre përjetimeve, unë dhe shokët e mi a mund të jemi të barabartë me ju të sefasë?


Po fëmijët tanë a mund të jenë të barabartë me fëmijët tuaj të cilët jetojnë në luksin e fituar në kohet më të vështira të popullit?


Një pjesë e fëmijëve tanë kanë arritur pa ndihmën e askujt të regjistrohen, ndërsa kjo pjesa tjetër nuk kanë arritur të fitojnë pikë të mjaftueshme, e që besojmë se kanë ndikuar edhe kushtet e mjerueshme ekonomike në të cilën gjenden familjet e tyre po edhe për shkak të traumave që kanë fituar gjatë luftës, prindërit e tyre nuk kanë mundur të merren me ta.  


Po pse more nuk e thatë as edhe një fjalë për minoritetet që u regjistruan pa as edhe një kriter.


Ato taksat tua, ty dhe sojit tënd  nuk po iu  dhimben për serbë e minoritete tjera, po veç për fëmijët tanë?


M’u kalltë ndihma që ma jep Shteti nga taksat e tua!


 


(Autori është  kryetar i Degës së OVL të UÇK-së, në Pejë)

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …