Nexhmi Lajçi

Nexhmi Lajçi: Të ardhmen tonë sot po e vrasim vetë

Luftën e lavdishme të UÇK-së e lindën rrethanat e robërisë së padurueshme. Bartësit e kësaj lufte bënë heroizma të pashoq që edhe armiqtë tanë ua kanë lakmi. Ato heroizma e sollën këtu edhe NATO-n si forcë ushtarake dhe bashkësinë ndërkombëtare me ndërgjegje të kthjelluar. Por Beogradi, Podgorica, Shkupi dhe Athina, përditë rekrutojnë misionarë special për prishjen e imazhit të lirisë së Kosovës, përditë injektojnë gjilpëra të helmuara në trupin e martirizuar të Kosovës.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës arriti që më ndihmën e faktorit pozitiv ndërkombëtarë ta përzë pushtuesin serbo-malazez nga Kosova, por e humbi betejën më të rëndësishme në frontin e luftës, kundër bashkpunëtorëve të Serbisë, spiunë e tradhtarë të kombit.

UÇK-ja pati për qëllim që popullin e vet ta paraqesë si të shenjtë, duke ua falur fajet spiunëve, duke konsideruar se ata i ka deformuar robëria e liria do t’i vetëdijsojë, por po shihet se paska gabuar. Tradhtarët janë si gjarpri helmues, prandaj gjarpri është dashur të goditet në kokë e jo në bisht.

Si pasojë këta bashkëpunëtorë të armikut të cilët e kishin merituar plumbin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në ballë, duke ndjekur me zell instruksionët e padronëve të tyre në Beograd dhe më ndihmën e qarqeve të caktuara evropiane pro serbe depërtuan në skenën politike të Kosovës më qellim të shndërrimit të vendit tonë në një teatër antik ku luhen tragjedi të mëdha.

Thonë faji është jetim – jo, fajtorë jemi ne, dje luftëtarë e sot veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të burgosur politikë dhe ata që gjithë jetën e tyre e vunë në shërbim të Atdheut. Thonë një popull që fle vdes, e heshtja të vret, sot populli ka rënë n’ agoni e ne veteranët bashkë me kategoritë tjera atdhetare jemi katandisur si mos me keq përderisa armiqtë të shiturit dhe dashakëqinjët po punojnë ditë e natë që të na e vrasin të ardhmen për të cilën derdhem aq shumë mund e gjak.

Ne ende nuk jemi bind se politika evropiane që përfaqësohet përmes EULEX-it, ambasadave ,përfaqësive, zyrave dhe “emisarëve të fshehtë” ka kthyer timonin në kah të padëshirueshëm për shqiptarët.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …