Nexhmi Muçiqi rikthehet në krye të Shoqatës “Çamëria” Kosovë

Shoqata “Çamëria” – Kosovë ka mbajtur Kuvendin e Pestë zgjedhor  me ç’rast me vota unanime, z. Nexhmi Muçiqi është zgjedhur kryetari i ri.

Nexhmi Muçiqi, bashkëthemelues i Shoqatës Qamëria (u themelua me 21.09.2016 në Mitrovicë), ishte kryetari i parë i shoqatës, të cilin këtë pozitë e mbajti në mandatin e parë 4-vjeçar. Pas pesë viteve që i kaloi si kryetar nderi, me kërkesën e shumë anëtarëve të Shoqatës ai u rikthye sërish në pozitën e kryetarit me premtimin se do të vazhdohet puna me përkushtimin më të madh për çështjen çame.

Pas zgjedhjes kryetar, në një fjalë rasti Muçiqi tha se ndihet i privilegjuar që do të vazhdojë ta drejtojë shoqatën “Çamëria”.

Aie përsëriti edhe kësaj radhe se porosia e tij për shtetin anëtare e Bashkimit Evropian, Greqinë është: “Serbia dhe serbët për 150 vite i mohuan shqiptarët e Kosovës dhe ja ku jemi, pra i lusim institucionet greke që të vendosin në sipërfaqe çështjen çame dhe të fillojnë ta trajtojë se dikur do të bëhet vonë.

Muçiqi tha se nëse kjo gjeneratë nuk do të arrijë ta zgjedhë çështjen çame, gjeneratat e reja do të vazhdojnë përpjekjet, duke kërkuar edhe mbështetje institucionale nga shteti i Kosovës. Muçiqi tha se do të jemi të hapur për të dëgjuar edhe kritikat duke thënë se nga sot Shoqata do ta ketë zyrën në ambientet e Hotelit Grand si pikë referimi për të gjithë ata që do të jenë të gatshëm të kontribuojnë por edhe të na kritikojnë apo qortojnë ne i mirëpresim.

Ndërkaq, sekretari i Shoqatës “Çamëria”, Isuf Kuçi, tha se kjo shoqatë është një nga boshtet kryesore të aktiviteteve kombëtare në Kosovë.

Sipas tij, që nga themelimi janë zhvilluar dhjetëra aktivitete, konferenca dhe nisma sensibilizuese, me synim ruajtjen dhe promovimin e historisë së Çamërisë, ngritjen e zërit për padrejtësitë ndaj shqiptarëve dhe sensibilizimin e brezave të rinj në Shqipëri e Kosovë për çështjen çame.

Veprimtari i çështjes kombëtare, Zenel Krasniqi, tha se shoqata ka vazhduar të zhvillojë aktivitete me rëndësi për çështjen çame që nga themelimi.

Ndërsa, bashkëthemeluesi i Shoqatës “Çamëria”, Aziz Bytyqi, e cilësoi Muçiqin si lider të përkushtuar dhe tha se, përveç financimeve të shumta, ai ka ndihmuar në themelimin e degëve të shoqatës edhe jashtë trojeve shqiptare.

Ndërsa kryetari i iniciativës “Të gjithë për luftëtarin”, Ismail Selmani-Mala, tha se për dhjetë vite shoqata “Çamëria” ia ka kushtuar aktivitetin e saj çështjes shqiptare dhe asaj çame. “

Siç tha ai tani ka nevojë për punë, angazhim dhe unitet, derisa potencoi se “duhet ngritur zërin dhe arsyen, sepse kemi shumë arsye për të kërkuar tokën tonë”.

Në kuadër të këtii kuvendi zgjedhor të cilin e drejtori Andi Muçiqi, kryetari Forumit Rinor të Shoqatës Çamëria” Kosovë, ishin vetëm dy pika të rendit të ditës të cilët u votuan në pako: Shkarkimi I kryetarit të deritshëm z. Besim Dinolli dhe zgjedhja e Kryetarit të Ri z. Nexhmi Muçiqi. Të gjithë delegatët e pranishëm votuan pro, pas asnjë votë kundër dhe abstenim duke u rikthyer kështu në pozitën e kryetarit të Shoqatës Çamëria, z. Nexhmi Muçiqi.

Sekretar i Shoqatës “Çamëria” Kosovë u rizgjodh Isuf Kuçi, ndërkaq, nënkryetarë u zgjodhën Agim Berisha dhe Fadil Pushkolli.

Anëtarë të Kryesisë në këtë shoqatë janë zgjedhur: Zenel Krasniqi, Riza Alijaj, Ismail Selmani – Malë Jazhinca, Aziz Bytyqi, Reshat Blakçori, Hyda Emini, Rudi Berisha, Enver Gërguri etj.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja rikthehet fuqishëm në komunën e Junikut

Dega e AAK-së në Junik, mbajti mbledhjen e rregullt të Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm, …