Vlora Çitaku: Është e paimagjinueshme që 26 vite pas luftës, Kosova të jetë e ndëshkuar dhe e penalizuar nga aleatët e saj

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka drejtuar kritika të shumta ndaj politik bërjes nga Qeveria Kurti dhe zbehjes së raporteve miqësore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë konferencës për medie, ajo theksoi se është e paimagjinueshme që 26 vite pas luftës, Kosova të jetë e ndëshkuar dhe e penalizuar nga aleatët e saj. “Çka nuk është normale, është kaosi, kriza e izolimi në të cilën e ka futur Kosovën kjo kastë politike. E paimagjinueshme që 26 vite pas luftës, Kosova të jetë e ndëshkuar dhe e penalizuar nga aleatët e saj e tërë kjo për shkak të qasjes të papërgjegjshme e aventureske të Albin Kurtit. Nuk ka ndërhyrë Amerika në Kosovë për të na bërë vend  të dështuar e të izoluar. Imagjinojneni Hashim Thaci nga malet e Pashtrikut ka lidhur aleancë me NATO-n e tani e edhe tani nga burgu i Hagës e solli Amerikën në mbrojtje të luftës së drejtë të UÇK-së. Çka bëri Albin Kurti? Albin Kurti e ka gjetur në tavolinë nga komoditeti i zyrës së kryeministrit, suksesshëm ka arritur të rrënojë aleanca të shumta të cilat janë ndërtuar me shumë gjak, mund, sakrificë por edhe mençuri” theksoi mes tjerash, deputetja, Vlora Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …