leoni

Nga 1 shtatori, kur fillon viti i ri shkollore në Shqipëri, do të nisë shpërndarja e teksteve shkollore, falas

Nga 1 shtatori, kur fillon viti i ri shkollore në Shqipëri,  do të nisë shpërndarja e teksteve shkollore. Lajmin e bën të ditur Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, përmes një postimi. Ajo bëri të ditur se këtë vit shkollor, për herë të parë krahas nxënësve të klasave të para, edhe ata të klasave të dyta dhe të treta, do t’i kenë librat falas me një përdorim, pa qenë nevoja t’i përcjellin te brezi pasardhës. Ky vendim zyrtar u mor me  kërkesë të mësuesve dhe prindërve, duke shmangur vështirësitë e nxënësve të kësaj moshe për të mirëmbajtur librin. Vlen të theksohet se përfitues nga skema mbështetëse e teksteve falas do të jenë të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare, si dhe nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti i përgjigjet Kurtit: Është Vetëvendosje që po kap gjithçka – edhe OJQ-të, edhe universitetet

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar ndaj deklaratës së …