Nga 150 të zënë me punë në Bibliotekën Universitare në Shkup vetëm një është shqiptar

Nga 150 të zënë me punë në Bibliotekën Universitare në Shkup vetëm një është shqiptar

Shqiptarët në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë po vazhdojnë të përballen me një diskriminim të jashtëzakonshëm. Si pasojë e diskriminimit, nga 150 të punësuarit në  Bibliotekën Universitare në Shkup, vetëm 1 është shqiptar. Mediet atje njoftojnë se përkundër deklaratave pompoze të burokratëve shqiptar në Qeverinë e ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë se vendi po drejtohet sipas Kushtetutës dhe se përfaqësimi i popullit shqiptar është i knaqshëm, faktet po e dëshmojnë të kundërtën. Mediet e atjeshme kanë përkujtuar se Biblioteka Universitare në Shkup është një institucion në kuadër të Ministrisë së Kulturës dhe nga 150 të punësuar ka vetëm një shqiptar!

Kontrolloni gjithashtu

Kadetët e QSU-së kalojnë me sukses vlerësimin praktik “Qielli i Shqiponjave 2025”

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU) të Forcës së Sigurisë së Kosovës kaluan me …