Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci priti në takimin ministrin e Ekonomisë të Maqedonisë, Driton Kuçi

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci priti në takimin ministrin e Ekonomisë të Maqedonisë, Driton Kuçi

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci priti në takimin ministrin e  Ekonomisë së Maqedonisë, Driton Kuçi. Temë qendrore e takimit në mes tyre ishte intensifikimi  dhe bashkëpunimi në fushat e interesit të përbashkët si energjia, infrastruktura dhe fusha tjera në kuadër të bashkëpunimit rajonal. Me këtë rast, ministri, Stavileci tha se gjatë takimit të zhvilluar u arrit pajtimi që niveli i bashkëpunimit që kemi pasur në të kaluarën, patjetër duhet të  ngritet në një nivel tjetër nisur nga fakti që ne kemi pasur disa marrëveshje të nënshkruara në mes shteteve tona.  Ministri i Ekonomisë i ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Driton Kuçi tha se dy vendet tani më kanë vendosur bazë solide për themelimin e bashkëpunimit me projekte të reja në interes  të qytetarëve të dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …