Komiteti për Politik dhe Financa mbajti mbledhjen e Tetë për këtë vit

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska, u mbajt mbledhja e tetë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) për këtë vit kalendarik.

Gjatë shqyrtimit të pikave të rendit të ditës, anëtarët e komitetit zhvilluan diskutime të hapura dhe konstruktive, duke trajtuar me përgjegjësi çështjet që ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin institucional dhe zhvillimin e komunës.

Sipas thirrjes së mbledhjes, rendi i ditës ishte ky:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

2. Shqyrtimi i vendimit për miratimin e buxhetit komunal për vitin 2027;

3. Të ndryshme.

Ndërsa, për seancën e rregullt të kuvendit, në rend dite do të jenë edhe këto pika:

1. Informatë rreth “Muajit të Mërgimtarëve”

2. Informatë për fillimin e vitit të ri shkollor

3. Rishqyrtimi i rregullores për mbeturina

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Sami Lushtaku organizon sonte në Skenderaj tubim në pritje të verdiktit të Hagës

Kryetari i komunës së Skenderajt dhe ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Drenicë, Sami …