leoni

Alternativa Shqiptare në Mal të Zi, ka zyrtarizuar hapjen e degës së vet në komunën e Plavës

Alternativa Shqiptare në Mal të Zi, ka zyrtarizuar hapjen e degës së vet në komunën e Plavës

Alternativa Shqiptare në Mal të Zi, ka bërë të ditur se  prej 10 majit të këtij viti  ka zyrtarizuar hapjen e degës së vet në Komunën e Plavës. Themelimi ndodhi si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet drejtuesve të Iniciativës Qytetare nga Plava, të drejtuar nga z. Ibër Hoti, dhe deputeti tonë, z. Nik Gjeloshaj. Ne si subjekt, vlerësojmë maksimalisht angazhimin e z.Hoti, si një profesionist i fushës së politikës me përvojë të gjatë në subjekte nacionale në trevat e Republikës së Kosovës dhe më gjerë. Këtë e dëshmoj edhe me angazhimin e tij në vendlindje në grupin qytetarë Iniciativa Qytetare në Komunën e Plavës. Z.Hoti është i vetmi këshilltarë nga subjektet nacionale në këtë komunë, që në të ardhmen do të përfaqësojë Alternativën Shqiptare, si kryetarë i degës për Plavën dhe anëtarë i kryesisë së Alternativës Shqiptare. Për faktet e lartpërmendura e shumë fakte tjera të njohura për opinionin e gjerë, Kryesia e Alternativës Shqiptare, në mbledhjen e mbajtur ditën e martë, më: 10.05.2016, mori vendim që të zyrtarizojë hapjen e degës së saj për Komunën e Plavës. Jemi shumë të vetëdijshëm që subjektet nacionale në Mal të Zi, në masë të tepruar janë të shpërndarë në shumë grupacione, që si rezultat i saj kemi defaktorizimin tonë si komb. Për ne kjo është e papranueshme, prandaj edhe ky fakt e dëshmon që Alternativa Shqiptare përherë ka qenë e hapur për çfarëdo lloj bashkëpunimi që çon në unifikimin e faktorit shqiptarë në trojet etnike në Mal të Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …