Klestor Veseli pas protestës: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore dhe drejtësia e saj

Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur pas protestës së mbajtur në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se familjet e tyre nuk e kanë humbur besimin te bota perëndimore dhe te drejtësia e saj.

Veseli ka deklaruar se qëndrimi i familjeve dhe mbështetësve të ish-krerëve të UÇK-së nuk është kundër Perëndimit apo drejtësisë perëndimore, por lidhet me kërkesën për korrigjimin e asaj që ai e konsideron një gabim të ndikuar nga politika.

“Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore, te drejtësia e tyre. Ne vetëm po kërkojmë korrigjim të një gabimi që ka qenë i zhytur në politikë”, ka thënë Klestor Veseli.

Deklarata e tij u bë pas protestës së zhvilluar në Prishtinë, ku qytetarë të shumtë shprehën mbështetjen për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu për Flora Brovinën: “Me të drejtë u quajt Luaneshë Shqiptare”

Në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë u mbajtë ceremonia përkujtimore për …