Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që ta largojë Donika Gërvallën nga Qeveria. Gucati e ka kritikuar Gërvallën për, siç tha, dorëzimin e dokumenteve në Hagë dhe për heshtjen pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së. Ai ka kërkuar që ajo të largohet nga institucionet e Kosovës, duke e bërë thirrje për dorëheqjen e saj. “Kërkojmë dorëheqjen e saj”, ka deklaruar Gucati, ndërsa ka kërkuar nga Kurti që të mos lejojë në Qeveri, siç u shpreh ai, persona që “bashkëpunojnë me armikun”.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
