Nga 43 fshatra të Malishevës, 40 u bënë me kryetar të rinj

Procesi zgjedhor për kryetar të fshatrave dhe zonën urbane të qytetit të Malishevës, por rrjedhë sipas planifikimit dhe dinamikës së paraparë nga komisioni komunal.

Mbrëmë u zgjodhën edhe tre kryetar të fshatrave, në Banjë, Muhamet Begaj, në Carrallukë, Rrustem Hoti, në Kërvasari, Albert Bytyçi, kurse në zonën urbane të qytetit të Malishevës, kryetar u zgjodh Lulzim Mazreku.

Malisheva po hynë në përmbyllje të zgjedhjeve për kryetar të fshatrave, ku nga 43 fshatra që ka Komuna e Malishevës, 40 prej tyre u bënë me kryetar të rinj.

Në këtë vazhdë të zgjedhjeve, pritet shumë shpejt të zgjedhën kryetarët edhe për fshatrat e mbetur në ditët në vazhdim.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa, të komunës së Skenderajt

Sot, më 22.07.2026, në sallën e Bordit të Drejtorëve, është mbajtur mbledhja e radhës e …