Covid

Nga 46 mijë rastet e regjistruara me virusin korona në Kosovë, mbi 70% prej tyre janë shëruar

Bazuar në statistikat zyrtare të institucioneve të shëndetësisë bëhet e ditur se tash, janë shëruar një  numër i madh i të infektuarve me virusin korona. Prej fillimit të epidemisë në muajin mars të këtij viti e deri tani, në nivel vendi janë regjistruar 46 mijë e 118 raste pozitive, ndërsa janë shëruar 33 mijë e 64 prej tyre, bazuar në raportin e së shtunës së Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike. 46 mijë rastet pozitive kanë dalë nga testimi i më shumë se 161 mijë personave të dyshimtë. Nga të gjitha këto raste, 1186 kanë përfunduar me vdekje apo 2.5 për qind e rasteve të të infektuarve në përgjithësi.

Aktualisht në vend janë edhe 11 mijë e 868 raste aktive.

Rastet e para me virusin korona në Kosovë ishin regjistruar në muajin mars. Në muajt e verës pati ngritje të rasteve, ndërsa kulmi u arrit në muajt tetor-nëntor kur për vetëm dy muaj u regjistruan më shumë se 25 mijë raste pozitive e 435 të vdekur. Për shtatë ditët e fundit  numri i të shëruarve nga Covid-19 ishte mjaft i lartë. E kulmi i numrit të të shëruarve gjatë kësaj jave arriti në ditën e martë me 926 që fituan betejën kundër virusit.

Kontrolloni gjithashtu

Ukraina ka njoftuar se ushtria ruse e ka sulmuar atë me dhjetëra dronë dhe raketa

Ukraina ka njoftuar se ushtria ruse e ka sulmuar atë me dhjetëra dronë dhe raketa. …