Nga e diela hyn në fuqi sistemi i ri i hyrje-daljeve në vendet e BE-së

Nga e diela, më 12 tetor, Bashkimi Evropian nis zbatimin e Sistemit të ri të Hyrje/Daljeve (Entry/Exit System – EES), i cili do të ndikojë në të gjithë shtetasit e vendeve që nuk janë anëtare të BE-së, përfshirë qytetarët e Kosovës. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, sistemi do të fillojë të zbatohet fillimisht në disa pika kufitare kryesore të BE-së dhe do të shtrihet gradualisht në të gjitha vendkalimet gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. “Entry/Exit System – EES është një sistem biometrik që regjistron hyrjet dhe daljet e shtetasve të vendeve jo-anëtare, duke mbledhur të dhëna si shenjat e gishtërinjve dhe fotografi. Ky sistem synon përshpejtimin e kontrolleve kufitare dhe zëvendësimin e vulave në pasaportë”, thuhet në njoftimin zyrtar. Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e procesit dhe do të informojë qytetarët në mënyrë të vazhdueshme për zhvillimet e reja që lidhen me zbatimin e këtij sistemi.

Kontrolloni gjithashtu

Radojçiq

Audioja e harruar: Lidhjet me Milan Radoiçiqin

Një video e rikthyer nga arkivat e RTK-së, e regjistruar para gjashtë vitesh, e paraqet …