Nga e marta paralajmërohet përkeqësim i motit dhe pritet të ketë vërshime

Sipas paralajmërimeve që ka bërë Sektori i Hidrologjisë i Institutit Hidrometeorologjik, nga nesër (e martë 14.05.2019) mund të ndodh të ketë vërshime apo përmbytje në Kosovë, për shkak të të reshurave të mëdha që pritet të ketë në vendin tonë në ditët në vijim, përfshi edhe territorin e Komunës së Malishevës.
Parashikohet që reshjet të jenë të pandërprera për 72 orë me një sasi nga 30 – 50 mm, dhe me probalitet të lartë të reshjeve ekstreme, përmbytjeve dhe rrëshqitje të dheut në zonat e ndjeshme. Zonat më të goditura do të jenë pjesa perëndimore dhe jugore e vendit, kurse në pjesën e qendrore të vendit, ku gjendet komuna e Malishevës pritet që sasia e reshjeve të jetë nga 10-20 mm.
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka bërë të ditur se drejtoria, së bashku me organet tjera relevante, është e përgatitur për tu përballë me situatën dhe përmbytjet eventuale, prandaj ekipet përgjegjëse, në vazhdimësi do të monitorojnë situatën dhe njoftimet për qytetarë do të jenë të vazhdueshme, varësisht nga situata.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …