Nga kishat katolike dhe protestante në Gjermani janë larguar rreth 450.000 besimtarë

Dy kishat më të mëdha në Gjermani, Kisha katolike dhe ajo protestante, kanë bërë të ditur se kanë  është shënuar  një numër rekord i largimi të  besimtarëv “Kishën Katolike në Gjermani e kanë braktisur 216,000 anëtarë në 2018, një rritje prej 29 për qind gjatë vitit të kaluar,” njoftoi konferenca gjermane e peshkopit, Hans Langendoerfer, në Bonn. Sekretar i konferencës, e quajti këtë prirje “shqetësuese” ndërsa arsyeja  kryesore për këtë braktisje ishte publikimi i një studimi të hollësishëm mbi abuzimin e të miturve brenda kishave në vitin e kaluar. “Shumë prej nesh nuk besojnë se ne veprojmë me ndërgjegje dhe vendosmëri kundër autorëve në radhët tona,” i tha Langendoerfer agjensisë gjermane të lajmeve Dpa. Në të njëjtën kohë, Kisha Protestante e Gjermanisë në Hanover tha se 220.000 besimtarë e kanë braktisur atë kishë atë vitin e kaluar, dhe që është  11 për qind më shumë, sesa ishte  në vitin 2017. Kundër kësaj dukurie degjeneruese, të abuzimit sa e sa herë ka ngritur zërin edhe Vatikani, por përmasat e veprimeve të tilla vetëm sa po thellohen. Kisha katolike në Gjermani ka rreth 23 milionë besimtarë, ndërsa Kisha Protestante 21 milionë. (Al-Xhazira, RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …