Nga nesër Gjimnazi “Hamëz Jashari” fillon mësimin online

Pas fillimit të mësimit online për shkollat fillore të organizuar nga MASHT-i si Kryetar i Komunës së Skenderajt, bashkë me Drejtorinë e Arsimit jemi angazhuar që mësimin online ta organizojmë edhe për shkollat e mesme të komunës së Skenderajt, ka thënë kryetari Bekim Jashari. Kështu falë punës së palodhshme të drejtorit dhe profesorëve të Gjimnazit “Hamëz Jashari” si dhe bashkëpunimit me kompaninë “Flutura Akademi” nga e hëna me datë 30.03.2020, do të fillojmë mësimin online për nxënësit e këtij gjimnazi. Profesorët kanë bërë përgatitjet e nevojshme dhe kanë njoftuar nxënësit mbi mënyrën se si do të zhvillohet ky mësim. Me këtë rast kërkohet nga nxënësit që të jenë aktiv në këtë proces, në mënyrë që të mos mbeten mbrapa me mësime. Besojmë që shumë shpejtë do të fillojmë mësimin online edhe për dy shkollat tjera SHMLP “Anton Çetta” dhe Qendra e Kompetencës.

Të gjithë nxënësve ju uroj suksese në mësime! Ka thënë kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …