Nga një sulm terrorist në Ankara të Turqisë, pesë veta janë vrarë dhe 22 të tjerë janë plagosur

Një sulm në selinë e një kompanie aviacioni pranë kryeqytetit turk, Ankara, ka rezultuar në vrasjen  e të paktën pesë personave dhe plagosjen e 22 të tjerëve. Ministri i Brendshëm, Ali Jerlikaja, konfirmoi se dy sulmues, një grua dhe një burrë, janë “neutralizuar”. Pamjet nga kanali televiziv NTV treguan një re të madhe tymi para hyrjes së Industrive të Hapësirës Ajrore Turke, rreth 40 km nga Ankara. Yerlikaya sugjeroi se autorët mund të jenë të lidhur me organizatën terroriste PKK dhe theksoi se hetimet janë duke vazhduar. Ai njoftoi gjithashtu se nga të plagosurit, shtatë janë pjesëtarë të forcave speciale, duke shprehur besimin se ata do të shërohen. Autoritetet turke janë angazhuar për të ndjekur autorët e sulmit dhe për të forcuar masat e sigurisë, duke theksuar se terrorizmi vazhdon të jetë një sfidë serioze për vendin.

 

Kontrolloni gjithashtu

10 vjet nga marrëveshjet e Brukselit, debati për asociacionin mbetet i hapur mes Kosovës dhe Serbisë

Më 25 gusht 2015, në Bruksel u nënshkruan katër marrëveshje të rëndësishme në kuadër të …