Nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak në Afganistan janë mbytur 25 zyrtarëve të lartë që kanë qenë në bord

Nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak në Afganistan janë mbytur 25 zyrtarëve të lartë që kanë qenë në bord

Zyrtarët e provincës Farah në Afganistan kanë thënë më 31 tetor se rrëzimi i një helikopteri ushtarak ka rezultuar me vdekjen e 25 zyrtarëve të lartë që kanë qenë në bord. Zëdhënësi i kësaj Province, Naser Mehdi ka thënë se helikopteri është rrëzuar pasi është ngjitur në zonën malore Anar Dara. Ai ka thënë se helikopteri është rrëzuar si pasojë e motit të keq, ndërsa një zëdhënës i talibanëve ka pretenduar se militantët e kanë rrëzuar atë. Ai ka thënë se në mesin e pasagjerëve kanë qenë edhe zëvendës-komandanti për zonën perëndimore të Afganistanit dhe udhëheqësi i këshillit të provincës,  Farah. Ndërkohë zyrtarët kanë thënë se një sulmues vetëvrasës ka kryer sulmin jashtë burgut më të madh të Afganistanit në Kabul, duke lënë të vdekur të paktën shtatë persona, duke përfshirë punëtorët e burgut dhe personelin e sigurisë. Sulmuesi ka shënjestruar një autobus që ka qenë duke bartur punëtorë të burgut më 31 tetor.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …