Nga sulmet izraelite në Gazë janë vrarë 22 persona, shumica prej të cilëve fëmijë e gra

Nga sulmet izraelite në Gazë janë vrarë 22 persona, shumica prej të cilëve fëmijë e gra. Shërbimi i emergjencave i Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë tha se 11 gra dhe dy fëmijë ishin në mesin e 22 personave që u vranë gjatë një sulmi në orët e vona të së shtunës në Beit Lahija në veri të Gazës. Kjo ministri tha se edhe 15 persona u plagosë, duke shtuar se numri i viktimave mund të rriten. Shumica e viktimave ishin nga tri familje, njofton Radio Evropa e Lirë. Izraeli kryen sulme ajrore çdo ditë në mbarë Gazën, që kur Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Nga ofensiva izraelite në Gazë janë vrarë më shumë se 42 mijë palestinezë.

Kontrolloni gjithashtu

Ekspertët e ekonomisë kanë tërhequr vërejtjen për pasojat që po kanë bizneset për shkak të problemeve me energji

Ekspertët e ekonomisë kanë tërhequr vërejtjen për pasojat që po kanë bizneset për shkak të …