Nga sulmi terrorist në Belgjikë alarmohen të gjitha vendet e Evropës

Zyrtarisht bëhet e ditur se Belgjika ka ngritur nivelin e alarmit në maksimum. pas katër shpërthimeve që tronditën kryeqendrën e institucioneve europiane. Rrugët e qytetit po patrullohen nga forca të shumta speciale të policisë, përfshirë këtu edhe ushtrinë.  Qarkullimi është tejet kaotik në zonat ku u regjistruan shpërthimet. Sipas medieve të Brukselit në Aeroport, para se të dëgjoheshin dy shpërthimet e fuqishme u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe disa thirrje në arabisht. Deri më tani autorësinë e sulmit nuk e ka marrë askush përsipër, por dyshohet se bëhet fjalë për një aksion të ekstremistëve që pason arrestimin e Abdeslam, terroristit që mori pjesë në sulmet e Parisit të nëntorit të shkuar. Sulmet në zemër të Europës kanë vënë në lëvizje vendet e tjera që kanë shtuar kontrollet nëpër aeroporte, metro dhe stacione autobusësh. Kryeministri britanik, David Cameron u shpreh i tronditur nga ngjarja në Belgjikë dhe njoftoi se në orët në vazhdim do të kryesojë një mbledhje të COBRA-s, këshilli më i lartë i sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar. Përforcim masash sigurie vihen re edhe në Gjermani, Francë dhe në vende të tjera të Bashkimit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …