Nga pasojat e uraganit Irma në Karaibe janë mbytur dhjetëra qytetarë

Nga pasojat e uraganit Irma në Karaibe janë mbytur dhjetëra qytetarë

Nga uragani Irma që ka goditur Karaibet janë mbytur dhjetëra qytetar. Ky uragani është vlerësuar se ka arritur nivelin e kategorisë 5 duke arrit shpejtësinë prej 257 km në orë. Fuqia e tij goditëse ka shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale duke shkatërruar shumë shtëpi dhe biznese. Mijëra banor në Karaibe kanë bërë përpjekje për të gjetur shpëtim duke ikur nga ishujt. Uragani Irma është drejtuar drejt Floridës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Guvernatori i Floridës, Rick Scott, ka kërkuar nga banorët në pjesën jugore të Floridës, që t’i respektojnë urdhrat për evakuim. Afër 6 milion banorëve të këtij vendi ju është thënë që të largohen sa më parë nga shtëpitë e tyre për shkak të rreziqeve që mund të shkaktohen nga uragani Irma.

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …