Nga viti i ardhshëm MASHT planifikon që të angazhojë 100 asistentë në shkolla për nxënësit me nevoja të veçanta

Nga viti i ardhshëm MASHT planifikon që të angazhojë 100 asistentë në shkolla për nxënësit me nevoja të veçanta

Nga viti i ardhshëm, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka planifikuar që të angazhojë 100 asistentë në shkolla për nxënësit me nevoja të veçanta. Asistentët do t’u ndihmojnë mësimdhënësve gjatë procesit mësimor në raport me këta fëmijë. Për angazhimin e 100 asistentëve, MASHT-i ka planifikuar 456.750,00 euro për vitin e ardhshëm. Sipas MASHT-it, ndarja e vendeve të punës për asistentët është bërë sipas raportit të numrit të nxënësve me nevoja të veçanta që janë në shkolla dhe komuna. Megjithatë, organizatat që merren me persona me nevoja të veçanta po e konsiderojnë këtë hap si shumë të vonuar derisa edhe numri prej 100 asistentëve, sipas tyre, është i vogël në krahasim me numrin e nxënësve të kësaj kategorie.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …