Nik Gjeloshaj: Qeveria e Malit të Zi po i hakmerret komunës së Tuzit për shkak të vendosjes së Flamurit të Kosovës

Nik Gjeloshaj: Qeveria e Malit të Zi po i hakmerret komunës së Tuzit për shkak të vendosjes së Flamurit të Kosovës

Kryetari i komunës shqiptare të Tuzit, Nik Gjeloshaj, vendimin e qeverisë malazeze për të mos lejuar hapjen e kafeneve në këtë qytet e konsideron me të drejtë si diskriminues dhe shenjë hakmarrjeje nga ana e kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiq ndaj Gjeloshajt që e kritikoi atë për mosdërgimin e një mesazhi urimi për pavarësinë e Kosovës. Gjeloshaj më parë tha për mediat vendase se ai iu drejtua Kryeministrit dhe Zëvendës Kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazovic, duke i ftuar ata publikisht në një takim. “Askush nuk u përgjigj, të gjithë heshtin, ata nuk u përgjigjen kërkesave tona. Ne donim një dialog, për të na shpjeguar pse dhe mbi çfarë baze u diskriminuan furnizuesit e ushqimit në Tuzi, sepse të gjithë e dimë që komuna jonë i përket grupit të parë dhe nuk ka përshkallëzim të përhapjes së Covid në Tuz”, tha Gjeloshaj. “Unë do t’i bëj thirrje qytetarëve që t’i rezistojnë. Ky vendim është personal si hakmarrje për vendosjen e flamurit të Kosovës. Asnjë komunë nga grupi i parë nuk është mbyllur, vetëm ne jemi të ndarë nga grupi i parë. Armiqtë janë ata që hakmerren, përkatësisht kryeministri Zdravko Krivokapic dhe zëvendëskryeministri Dritan Abazovic”, deklaroi Gjeloshaj. Qe prej vitit të kaluar, Mali i Zi ka një qeveri të re që sipas shumë analistëve është në ndikimin e fortë të Serbisë dhe qeverisë në Beograd.

 

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …