​Sindikata e punëtorëve në sektorin privat reagon ashpër për gjendjen e rënd të punëtorëve në Kosovë

Nikçi: Inspektorati i Punës për shkeljen e dispozitave ligjore ka shqiptuar 619 gjoba

Kryeinspektori i Punës, Hekuran Nikçi ka thënë se gjatë këtij viti është rritur numri i gjobave të shqiptuara por se qëllimi i tyre nuk është ndëshkimi por vetëdijesimi për respektimin e të drejtave të punëtorëve dhe përfilljen e kritereve për rritjen e sigurisë në vendin e punës. “Inspektorati i Punës për shkeljen e dispozitave ligjore për periudhën janar-gusht të vitit 2023 janë shqiptuar 619 gjoba. Nëse e bëjmë krahasimin për periudhën janar-dhjetor të vitit të kaluar ku kemi pasur vetëm 281 gjoba të shqiptuara kjo konsiderohet një rritje e konsiderueshme e numrit të gjobave”, ka deklaruar për Ekonomia Online kryeinspektori i Punës, Hekuran Nikçi. Ai ka shtuar më tutje se gjoba që janë shqiptuar për periudhën janar-gusht të këtij viti më së shumti janë shqiptuar në sektorin e ndërtimtarisë dhe konstatoj se ky sektor është ai sektor i cili bënë shkeljen e dispozitave të ligjit, përkatësisht të ligjit për siguri dhe shëndet publikë. Skelet jashtë standardeve, hapësirat e ashensorëve dhe shkallëve të pa rrethuara, gjithashtu pajiset mbrojtëse të punëtoreve të cilat kanë munguar.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …