Sipas Odës së Infermierëve dhe Mamive zvogëlimi i numrit të infermierëve është lajm i keq

Afër 300 infermiere kanë marrë dokumente për ta lëshuar Kosovën dhe për gjetur punë në shtetet perëndimore

Kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës, Nexhmije Gori ka deklaruar se vetëm gjatë periudhës së gjashtë mujorit të parë, institucioni që ajo drejton, ka lëshuar 286 licenca për infermierë, certifikata që u shërbejnë atyre për punësim jashtë vendit. Ajo ka thënë për Ekonomia Online se numri i infermierëve që po e lënë vendin është rritur shumë, veçanërisht në dy vitet e fundit e nëse vazhdohet me këtë trend, vendi rrezikon të mbesë pa infermierë. Madje, ajo ka thënë se shumë të rinj kalojnë posaçërisht në infermieri, nga një profesion tjetër, si rruga më e shpejtë e tyre për të ikur nga vendi. “Migrimi ka filluar, sipas statistikave tona, që nga viti 2019 me një fluks më të vogël. Ka pasur rritje vit pas viti, por përmasa të mëdha ka marrë në vitin 2022 dhe 2023” ka theksuar kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës, Nexhmije Gori.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Islami: Vetëvendosja e shpallur si një lëvizje politike e së majtës, u rreshtua me shqiptarët e VMRO-së, djathtiste

Lëvizja Vetëvendosje  e prirë nga Albin Kurti, njëherësh edhe shefi i qeverisë së saj, papritmas …