Nikoliq

Nikoliq: Nuk guxojmë të bëjmë koncesion për dorëzimin e pasurisë së Telekomit autoriteteve të Kosovës

Kryetari i Serbisë, Tomisllav Nikoliq thotë se shteti u ka bërë mjaft koncesione shqiptarëve në Kosovë, ndaj, sipas tij, nuk guxojmë të bëjmë koncesion për dorëzimin e pasurisë së Telekomit autoriteteve të Kosovës. Ai në bisedën për gazetën e Beogradit “Kurir” thotë të mos e ketë parë dokumentin, të cilin Marko Gjuriq e ka cilësuar ultimatum që e shantazhon Serbinë për hapjen e kapitujve të negociues me Bashkimin Evropian. Në pyetjen se a duhet nënshkruar këtë dokument, Nikoliq ka thënë:  “Mendoj se jo, nëse është aq rigoroz, por së pari më duhet te lexoj.“ Ai shton se nëse qëndrimi i Qeverisë është se ky dokument është ultimatum i Brukselit, Serbia duhet të thotë se nuk u përgjigjet ultimatumeve. Kosovës le t’ia  sigurojë dikush tjetër telekomunikacionin e numrat postarë, pasurinë tonë nuk guxojnë ta prekin. Kjo është plaçkitje, uzurpim”, ka thënë Nikoliq.

Kontrolloni gjithashtu

Ben Andoni: Mënyra se si po sillet Albin Kurti, në Shqipëri shikohet si një lloj cinizmi ndaj Tiranës në përgjithësi

Ben Andoni thotë se Kosova s’ka zë të vetin për Grenlandën

Analisti politik Ben Andoni ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria pritet të rreshtohen pa hezitim …