Avokatja e Hashim Thaçit, Nina Tavakoli kërkoi nga trupi gjykues që dëshmitarit, Ismet Tara t’i shqiptohet një masë e mosbindjes

Nina Tavakoli: Thaçi si “kryeministër” i Qeverisë së përkohshme pa pushtet real

Në vazhdim të deklaratave përfundimtare në rastin “Thaçi dhe të tjerët” në Hagë, avokatja Tavakoli ka theksuar se Hashim Thaçi, në cilësinë e kryeministrit të Qeverisë së përkohshme të Kosovës pas luftës, nuk kishte pushtet real vendimmarrës dhe nuk mund të merrte angazhime të detyrueshme në emër të qytetarëve. Sipas saj, Thaçi nuk kishte kompetencë të nënshkruante marrëveshje domethënëse, duke iu referuar edhe dëshmisë së ish-diplomatit britanik John Stewart Duncan, i cili kishte pohuar se Thaçi nuk mund të firmoste marrëveshjen për çarmatosjen e UÇK-së në atë cilësi. Tavakoli theksoi se titulli “kryeministër” nuk përbënte mekanizëm për ushtrim kontrolli apo realizim të asaj që Prokuroria e quan Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale, duke kundërshtuar drejtpërdrejt lidhjen mes funksionit formal dhe përgjegjësisë penale të pretenduar. Mbrojtja argumentoi gjithashtu se në fazën e parë të administrimit ndërkombëtar, Thaçi kishte pasur mospajtime politike me UNMIK-un për çështje kompetencash, por më pas kishte pranuar autoritetin e kësaj administrate dhe kishte bashkëpunuar me të. Tavakoli ngriti dilemë logjike mbi pretendimin e akuzës për kontroll të qëllimshëm të territorit, duke theksuar se Thaçi kishte pranuar çarmatosjen e UÇK-së, kishte hyrë në procese institucionale dhe kishte pranuar edhe humbjet zgjedhore në periudhën pasluftës deri në fitoren e vitit 2007, çka sipas saj bie ndesh me tezën e një projekti të organizuar për marrje të paligjshme pushteti.

Kontrolloni gjithashtu

QSU e FSK-së realizon me sukses ushtrim fushor 36-orësh

Qendra për Studime Universitare e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka realizuar me sukses një …