Nis asfaltimi i segmentit të dytë të rrugës Deçan-Plavë

“Rruga e Jetës”  kështu e quan i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj rrugën Deçan-Plavë. Ai i shoqëruar me bashkëpunëtorë dhe Kompaninë ,,Lika-Trade’’ të cilët janë dukë kryer punimet, kanë nisur asfaltimin e segmentit të dytë të kësaj rruge në gjatësi prej 5 kilometra. ’’Për mua është ditë e veçantë sepse përkundër pengesave dhe vështirësive, ky projekt po jetësohet. Nuk ka ndjenjë më të mirë se kur jemi në shërbim të qytetarëve, të mos dorëzohesh përkundër pengesave për të bërë të pa mundurën të mundur duke krijuar mundësi për zhvillimin e turizmit, sepse kjo rrugë ka ndikim pozitiv shumëdimensional. Kjo rrugë që lidhë Deçanin, Kosovën me Malin e Zi, sidomos me atë pjesë ku banojnë shqiptarët, është mjaftë atraktive për zhvillimin e turizmit ne jemi me fat si komunë që kemi potencial të mjaftueshëm për zhvillim të turizmit ndërsa më krijimin e infrastrukturës rrugore dhe elektrifikimin e bjeshkëve tona jam i bindur se do të jemi vendi më i kërkuar në Ballkan tha Ramosaj ’’.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …