Nis Konferenca e XI-të Euroaziatike për Gjuhën dhe Shkencat Sociale në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Nis Konferenca e XI-të Euroaziatike për Gjuhën dhe Shkencat Sociale në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Sot, më 2 shkurt, me fillim nga ora 11:00, në mënyrë virtuale në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë nis Konferenca e XI-të Euroaziatike për Gjuhën dhe Shkencat Sociale, e cila vazhdon të mbahet deri më 3 shkurt 2021.

Kjo konferencë organizohet nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe YADER.

Rektori, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, në fjalimin e tij theksoi se është nder dhe privilegj të bëjë hapjen e punimeve të kësaj ngjarje të rëndësishme në emër të bashkorganizatorëve dhe partnerëve. Ai i falënderojë të gjithë ata që kontribuon në realizimin e kësaj konference, me të cilët shprehi besimin e tij se do të vazhdojë bashkëpunimi edhe në të ardhmen. “Përgjatë konferencës ju uroj sukses studiuesve nga vendi, rajoni dhe me gjerë,  në prezantimin e punimeve me tematika të  ndryshme për Gjuhën dhe Shkencat Sociale”.

Në hapje të konferencës, foli edhe z. Enis Kervan, Ministër i Zhvillimit Rajonal në Republikën e Kosovës, i cili përgëzoi për organizimin madhështor të konferencës, duke theksuar se Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë ka arritur të promovojë Kosovën në 20 (njëzet) shtete të botës, shumica prej tyre që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.

Në Konferencë po marrin pjesë me punime shkencore akademikë nga: Kosova, Shqipëria, Turqia, Maqedonia, Azerbajxhani, Bullgaria, Qipro, Hungaria, India, Izraeli, Kazakistani, Kirgistani, Letonia, Polonia, Rumania, Sri Lanka, Ukraina, Filipinet, Uzbekistani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Qëllimi i konferencës është të kontribuojë në zhvillimin shkencor duke diskutuar studimet e studiuesëve, si dhe ofrimin e një game të gjerë prezantimesh kërkimore me cilësi të lartë për të ndarë ekspertizën dhe njohuritë. Po ashtu, të mbështesë, inkurajojë dhe sigurojë një platformë për studiuesit e rinj, për të prezantuar kërkimet e tyre, për t’u lidhur me bashkësinë ndërkombëtare të studiuesve të rinj dhe për të kërkuar depërtimin dhe këshillat e studiuesve të suksesshëm gjatë konferencës.

Konferenca është e ndarë në 15 (pesëmbëdhjetë) sesione punuese, ku do të prezantohen 150 (njëqind e pesëdhjetë) punime shkencore, mbi 200 pjesëmarrës – prezantues vendorë dhe ndërkombëtarë, nga 20 (njëzet) shtete të botës. Gjuhët e konferencës janë në anglisht, shqip, turqisht, rusisht dhe në polonisht.

Punimet shkencore përbëhen nga fushat e temave për: ekonomi, gjuhësi dhe studime gjuhësore, drejtësi, shkenca të edukimit, psikologji dhe këshillim, studime të letërsisë, studime gjeografike, menaxhim dhe administrim biznesi, studime fetare dhe sociologji.

ECLSS është një konferencë akademike ndërkombëtare që kërkon të sigurojë një forum për prezantim dhe diskutim, duke ekspozuar kërkimet ndaj tendencave, zhvillimeve dhe sfidave më të fundit në fushën e shkencave shoqërore.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …