Edi Rama

Edi Rama, u shpreh se e di mirë detyrën e tij dhe nuk ka nevojë që vazhdimisht t’ia kujtojnë ambasadorët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh se e di mirë  detyrën e tij dhe nuk ka nevojë që vazhdimisht t’ ia kujtojnë  ambasadorët. Unë këtë ambasadorin britanik nuk e kuptoj fare se pse është kaq i përfshirë në çështjen e zgjedhjeve në Shqipëri. Kam shumë respekt për të dhe realisht është një person që meriton respekt, por nuk e kuptoj se pse është kaq i përfshirë në këto bisedat e brendshme të Shqipërisë kur vjen puna të zgjedhjet. Kam shumë respekt për ambasadoren amerikane. Natyrisht ajo është në të drejtën e vet të thotë atë që mendon, por kjo përgjigje nuk është për të, por për ju. Mos ma nxirrni përpara ambasadoren amerikane ka thënë kështu, ka thënë ashtu. Nuk kam nevojë të ma kujtojë detyrën time asnjë ambasador në Republikën e Shqipërisë. Të gjithë janë të respektuar, nuk ka nevojë të ma kujtojë asnjë koordinatorë në PE, nuk ka nevojë të ma kujtojë askush. E di mirë detyrën time karshi ligjit dhe popullit shqiptar”, ka thënë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …