Ditmir Bushati: Ka ardhur koha për Serbinë dhe Kosovën që të bëjnë lëshime të dhimbshme

Bushati: Të shokuar nga sulmet terroriste të përsëritura në kryeqytetet e Europës

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka shprehur ngushëllime për sulmin terrorist në Londër. Përmes një statusi në rrjetin social, Bushati shkruan se Shqipëria do të vijojë të mbështesë Mbretërinë e Bashkuar në luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm “Jemi të gjithë të shokuar nga sulmet terroriste të përsëritura në kryeqytetet e Europës. Londrës i’u desh të përballej mbrëmë me një tjetër sulm barbar. Ngushëllimet tona popullit britanik. Shqipëria do të vijojë të mbështesë Mbretërinë e Bashkuar në luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, shkruan Bushati. Mbrëmjen e së shtunës të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe 20 të tjerë u plagosën pas një atentati të dyfishtë në qendër të Londrës. Ndërkohë, policia tha se i kishte vrarë të tre terroristët e dyshuar, në aksin mes London Bridge dhe Borough Market. Ky është sulmi i tretë terrorist që godet Britaninë e Madhe në 3 muaj, pas sulmit me makinë dhe thikë në “Westminster” në muajin mars, ku mbetën 5 persona të vdekur, si dhe shpërthimeve në “Manchester Arena” më pak se dy javë më parë, ku vdiqën 22 persona.

Kontrolloni gjithashtu

Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …