NISIN PROCEDURAT PËR ANULIMIN E KONTRATËS 110 MILIONËSHE PA MBULESË BUXHETORE

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të premten (07.02.2019), ka kërkuar nga të gjitha departamentet përgjegjëse të ministrisë, mundësinë e anulimit të tenderit 110 milionë euro, për 24 kilometrat Banullë – Dheu i Bardhë. Në konferencë për medie, ministri Abdixhiku tregoi se ka pranuar dy opinione zyrtare nga dy institucione relevante, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik dhe nga Ministria e Financave e Qeverisë së kaluar, të cilat theksojnë qartë se pa alokim paraprak të mjeteve, nuk mund te shpallen thirrje qe krijojnë obligime financiare për Republikën e Kosovës. Më tutje, ministri shtoi se është e padëgjuar që një qeveri në ikje, pa buxhet të aprovuar, të fus në obligime financiare qeverinë e ardhshme, që do të mund t’i kushtonin vendit me penalizime financiare që kanë ndodhur më parë. Ministri Abdixhiku siguroi qytetarët se projekti në fjalë do të jetë prioritet i Qeverisë së re. Duke qenë pjesë e programit qeverisës, thirrja për tenderim mund të ndodhë vetëm pasi të jet miratuar buxheti i vitit 2020 dhe vetëm pasi t’i kuptojmë saktë mjetet financiare të alokuara për këtë qellim. Krahas kësaj, ministri rikujtoi se Qeveria e tanishme do t’i shqyrtoj të gjitha vendimet e marra nga Qeveria e kaluar që nuk kanë bazë ligjore, me vëmendje të veçantë tek ato vendime me implikime financiare si këto.

Kontrolloni gjithashtu

Deçani mobilizohet për marshin për Liri “Kosova po pret” më 12 shtator

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se …