Nisin punimet në asfaltimin e rrugës në fshatin Dugajevë të Klinës

Kanë nisur punimet në fshatin Dugajevë të komunës së Klinës, në asfaltimin e rrugës “ Don Gjergji”, e cila lidh shumë banorë të këtij fshati me rrugën kryesore deri të kisha katolike, e para në botë që është emërtuar me emrin e humanistes shqiptare “Nënë Tereza”. Rruga është e gjatë 470 metra, për të cilën janë investuar nga buxheti i Komunës së Klinës rreth 24 mijë euro. Shiritin e përurimet e ka prere kryetari i Komunës së Klinës,  z. Sokol Bashota me stafin e tij, Don Bardhec Zymi, famullitar i kishës në ketë fshat dhe banorët, të cilët kanë falënderuar kryetarin Bashota për realizimin e këtij projekti. Njëherësh, me asfaltimin e kësaj rrugë pothuajse përfundon rregullimi i infrastrukturës rrugore në këtë fshat. Në ceremoninë e rastit, kryetari i Komunës së Klinës Sokol Bashota, i uroi fshatarët për ketë projekt dhe ka thënë se ky projekt është njëri ndër vazhdimet e shumë projekteve tjera për këtë komunitet. “ Buxheti është i limituar, duke pasur parasysh nevojat e 54 lokaliteteve, por në këtë rast kemi gjetur edhe mbështetjen e komunitetit që është shumë i rëndësishëm. Kjo rrugë ka domethënie edhe më të madhe pasi që po asfaltohet para shenjtërimit të Nënë Terezës, e cila ishte ambasadorja më e madhe e shqiptarëve në gjithë botën. Kjo rrugë do t’ju lehtësojë lëvizjen e juaj”, u ka thënë Bashota qytetarëve të Dugajevës.  Banorët kanë falënderuar kryetarin Bashota për kujdesin e treguar në realizimin e këtij dhe projekteve tjera që janë realizuar në këtë fshat, që dukshëm kanë ndikuar në mirëqenien e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …