Nisma Socialdemokrate do të marrë pjesë në seancën e thirrur nga opozita dhe do ta votojë rezolutën

Nisma Socialdemokrate do të marrë pjesë në seancën e thirrur nga opozita dhe do ta votojë rezolutën

Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare, LDK, VV dhe PSD për dje në orën 10, ende nuk ka nisur. Kjo pasi që partitë e koalicionit qeveritar, PDK, AAK, Nisma dhe të tjerët, caktuan po për të martën një seancë të jashtëzakonshme 1 orë para asaj të opozitës, pra në orën 9. Seanca e djeshme e pozitës nisi me vonesë, pati pauza të shpeshta, tentuan të riktheheshin, por në mungesë të numrave, nuk arritën ta mbanin atë dhe të miratonin ekipin negociator për bisedimet në Bruksel të propozuar nga Qeveria, shef i të cilit ekip u propozua Fatmir Limaj, kreu i Nismës Socialdemokrate. Ndonëse partitë e pushtetit, përveç PDK-së, fillimisht u deklaruan se do të merrnin pjesë në seancën e opozitës për të mbështetur një rezolutë që do t’i vendoste vija të kuqe dialogut me Serbinë, AAK dje u tërhoq nga ky qëndrim. Por, për dallim nga AAK-ja, Nisma e Fatmir Limajt pritet të marrë pjesë në seancën e opozitës. Burime brenda kësaj partie kanë thënë se kjo parti do të marrë pjesë në seancën e opozitës për rezolutë kundër dialogimit për territorin e Kosovës. Ende nuk dihet se kur do të nis seanca e opozitës, por në rast se në të marrin pjesë edhe deputetët e Nismës, atëherë në seancë do të ketë kuorum dhe me shumë gjasë do të votohej rezoluta.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …