NISMA

Nisma uron qytetarët për ditën e Pavarësisë së Kosovës

NISMA uron gjithë qytetarët e vendit  për festën e 17 shkurtit, ditën e Pavarësisë së Kosovës. NISMA për Kosovën, në këtë ditë të veçantë për vendin, përkujton me qindra mijëra dëshmorë që dhanë jetën për lirinë e vendit, dhe falënderon bashkësinë ndërkombëtare për kontributin e dhënë për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. Në këtë ditë duhet të përkulemi para Komandantit legjendarë të UÇK-së, Adem JASHARI dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, ku si rezultat i gjakut të tyre dhe luftës së shenjtë të UÇK-së, ne sot gëzojmë lirinë.  Dita e Pavarësisë së Kosovës është një festë motivuese për angazhimin tonë në shtetndërtim. Urime!

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …