Edi Rama

Një delegacion nga Qeveria e Shqipërisë me kryeministrin, Edi Rama në krye po qëndron në Shkup, për një vizitë zyrtare

Një delegacion nga Qeveria e  Shqipërisë me kryeministrin, Edi Rama  në krye,  po qëndron  në Shkup, për një vizitë zyrtare. Kryeministra Rama  ku pritet nga kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski. Vizita mbahet  me rastin e seancës ndërqeveritare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili kryeson delegacionin qeveritar shqiptar, ka mbërritur në Shkup. Rama u prit me nderimet më të larta në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut nga kryeministri Dimitar Kovaçevski. Vizita është me rastin e seancës ndërqeveritare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Pas pritjes zyrtare, të dy kryeministrat bisedojnë për çështje që janë paraparë në agjendë Më pas fillon seanca ndërqeveritare, ku kryeministrat e dy vendeve do të mbajnë fjalime. Ndërkohë, është planifikuar edhe një ceremoni për nënshkrimin e marrëveshjeve dhe memorandumeve nga ministrat e dy qeverive me qëllim të thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore.  “Gjatë …