Një dorëheqje me një trashëgimi të pasur pas, e cila do të mbetet gjatë në kujtesën tonë politike

Pas dorëheqjes nga pozita e kryetarit të PDK-së të z. Memli Krasniqi me një postijm në facebook ka reaguar edhe kryetari aktual i komunës së Skenderajt, z. Fadil Nura:

Një dorëheqje me një trashëgimi të pasur pas, e cila do të mbetet gjatë në kujtesën tonë politike.

Një udhëheqje me integritet, përkushtim dhe energji të re, duke i dhënë kuptim vizionit për një forcë politike moderne, të përgjegjshme dhe afër qytetarëve.

Na tregoi se politika mund të bëhet me dinjitet, me vlera dhe me besim për të ardhmen më të mirë për Kosovën tonë dhe për Partinë Demokratike të Kosovës.

Faleminderit, kryetar Krasniqi!

Kontrolloni gjithashtu

Drejtori i OSBE-së në Gjilan uron kryetarin Haliti, për fillimin e mandatit të katërt

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim drejtorin e Qendrës …